Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë

Pasaportat e reja në Britani po lëshohen pa “Bashkimin Evropian” në kopertinë, përkundër vonesës për marrëveshjen e daljes nga BE-ja, që ishte planifikuar të ndodhte në fund të muajit mars, njofton REL.

Pasaportat e reja u shfaqën nga 30 marsi, një ditë pasi Britania planifikohej të largohej nga blloku.

Pasaportat ngjyrë kaltër, pritet të lëshohen nga fundi i vitit.

Susan Hindle Barone, që ka pranuar pasaportën e saj të re të premten, tha për agjencinë e lajmeve AP se dizajni i pasaportës, sipas saj, nuk duhet të ndryshojë derisa Britania është ende pjesë e BE-së.

Ndryshimi i dizajnit të pasaportave britanike ka ardhur pas pritjeve se largimi nga BE-ja do të ndodhë siç ishte planifikuar.

Një zyrtare e Ministrisë së Brendshme, deklaroi se pasaportat me mbishkrimin “Bashkimi Evropian” do të vazhdojnë të lëshohen edhe për një periudhe të shkurtë.

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Evropian shtyrje të datës për Brexit deri më 30 qershor.

Aktualisht Britania pritet të largohet nga BE-ja më 12 prill, ndonëse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në Britani për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button