Komuna e Tetovës përshëndet inaugurimin e shkollës së re ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, sot është inauguruar objekti i ri i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Xhepçisht. Me këtët rast shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Muharem Idrizi, në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti përshëndeti inaugurimin e shkollës se re “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”. 

“Të nderuar prindër dhe nxënës, dëshirojë të theksojë se përcaktimi i komunës së Tetovës, i kryetarit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjithnjë ka qenë për të punuar dhe për të krijuar kushte sa më të mira për mësim për gjeneratat më të reja”, tha Idrizi.

Sipas tij, në gamën e gjerë të investimeve për përmirësimin e kushteve në shkollat tona, me sukses u përmbyllën punimet për fillimin e mbarë të procesit mësimor edhe në këtë shkollë.

“Ne bashkërisht realizuam këtë projekt kapital, i cili ishte shumë i nevojshëm për fëmijët e banorëve të kësaj ane. Ne të gjithë jemi të lumtur që ky vit shkollor fillon në godinën e re, e cila i plotëson të gjitha kushtet për një proces mësimor cilësor.
Komuna e Tetovës, gjithnjë ka qenë dhe do të mbetet pranë ritmeve të edukimit dhe të afirmimit të vlerave arsimore, si një rrugë që i hap dyert perspektivës së gjithëmbarshme”, tha Idrizi. 

Në përfundim të fjalimit të tij, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Tetovës, Muharem Idrizi të gjithë nxënësve u uroi fillimin e vitit të ri shkollor me dëshirën që edhe ky vit të jetë i suksesshëm dhe të gjithë ne të jemi në lartësinë e misionit të shenjtë të arsimit.

Drejtori i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Gajur Islami, u shpreh tejet i kënaqur për realizimin e këtij projekti kapital. Pasi falënderoi komunën e Tetovës dhe të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e kësaj shkolle, ai tha se objekti i ri shkollorë ofron kushte moderne bashkëkohore ku nxënësit me sukses do të mund t’i zhvillojnë aftësitë e tyre. 

Fjalë përshëndetëse gjatë inaugurimit të shkollës së re në fshatin Xhepçisht kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë,  Musa Xhaferi dhe zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Safet Neziri. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button