Neziri: Mos të ndërmerren masa radikale në Çair

Zv/ministri i Arsmit dhe Shkencës Safet Neziri, sot në Xhepçishtë në lidhje me tabelat në Çair ka bërë thirrje që situata të menaxhohet përmes pushtetit lokal dhe atij qendror. 

“Sipas ligjit për decentralizim, themelues të shkollave janë komunat dhe nga shkollat në Çair kohë më të gjatë ka pasur më shumë kërkesa nga ana e prindërve, arsimtarëve, këshillave e të tjerë për riemërimin e tyre, ashtu që unë i kuptoj kërkesat e tyre. Ne si Ministri dhe institucionet duhet ta menaxhojmë situatën dhe t’i tejkalojmë problemet. Mendoj se duhet të ulemi dhe të bisedojmë, në të njëjtën kohë të shfaqet kujdes nga të gjitha palët me deklarata dhe qëndrime, e jo të ndërmerren masa radikale”, tha Neziri.

Përndryshe, nga Inspektorati shtetëror i arsimit është dhënë një afat kohorë prej 8 ditësh i cili duhet të respektohet, gjegjësisht të kthehen emrat në pajtim me statutin e shkollave, pasi që, siç thonë nga Inspektorati, emrat e shkollave janë të definuar në statutet e tyre dhe pajtueshmëri për ato jep Ministria e Arsimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button