Depoja hekurudhore “Lisiçe” është riparuar pjesërisht me hua nga Banka Evropiane

Pas tre vjetëve ndërtim, krejtësisht është rinovuar një nga sallat në depon hekurudhore “Lisiçe” në Shkup. Me dy milion euro është rinovuar punëtoria për rikonstruim dhe mirëmbajtje të trenave dhe lokomotivave, ndërsa për objektet tjera të këtij kompleksi nuk janë parashikuar mjete për rikonstruim, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga Stacioni Hekurudhor – Transport thonë se nuk janë parashikuar aktivitete tjera me huan e marrë nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim.  Aktiviteti ekzistues në sallën në të cilën ndodhet punëtoria është në fazën përfundimtare, është e nevojshme të bëhen kontrollime të punës së kontraktuesit dhe të mbyllet rikonstruimi gjatë vitit 2019.

Depoja “Lisiçe”

Megjithatë, me aktivitetin e realizuar mbetën të pa rindërtuar salla e vogël dhe e madhe, dy ndërtesat administrative dhe objektet tjera nga depoja “Lisiçe”. Një pjesë e këtyre ndërtesave, veçanërisht salla e madhe në të cilën vagonët janë vendosur në garazh, ndodhen në mënyrë katastrofale.

Depoja “Lisiçe”

Dritaret janë thyer, dyert nuk funksionojnë, nuk ka klimë, ndërsa nuk punon edhe ngrohja qendrore. Punëtorët që punojnë për riparimin e trenave, në dimër punojnë në temperatura minus, ndërsa në muajt veror punojnë në kohë shumë të nxehtë. Edhe përkundër kushteve të tilla për punë, hekurudha së pari do të kërkojë mjete për rinovim të sallave tjera në depon “Lisiçe”.

Depoja “Lisiçe”

Depoja hekurudhore “Lisiçe” është objekti i vetëm funksional në vend, në të cilën vendosen, mirëmbahen dhe riparohen trenat. Ky kompleks është ndërtuar në vitin 1973.

Depoja “Lisiçe”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button