Studimi: Skleroza mund të prekë dyfishin e njerëzve që mendohej
Doktor Clifford Jack, një studiues në klinikën Mayo në Minesota, thotë se të prekurit nga kjo sëmundje kanë shenja të hershme. Këta pacientë shfaqin shenja të çrregullimit mendor, humbje të kujtesës. Në një studim të kryer zbuluan se skleroza mund të prekë dyfishin e njerëzve që mendohej, transmeton Top Channel.
Por çfarë është sëmundja e Sklerozës?
Sëmundja e Sklerozës është një sëmundje progresive e trurit, në të cilën shtimi e proteinave toksike shkakton vdekjen e qelizave nervore.
Proçesi i kësaj sëmundje është graduale dhe mesatarisht pacientët jetojnë pesë deri në shtatë vjet pas diagnostifikimit, por disa mund të jetojnë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Disa prej simptomave të hershme janë:
1. Humbje e kujtesës afatshkurtër
2. Luhatje humori
3. Ndryshime të sjelljes
Disa prej simptomave pasuese janë:
1. Humbje e vazhdueshme e kujtesës, duke harruar pjestarë të familjes, objekte ose vende të njohura
2. Sjellje agresive
3. Humbasin aftësinë për të ecur
4. Hasin probleme me ushqyerjen dhe kryerjen e nevojave personale