Pendarovski: Do ta kthejmë fitoren që na e morën

Kandidatët për president shteti kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet e 21 prillit. Stevo Penradovski në tubimin në Shkup tha se tani ka ardhur koha që ta merr atë që dikur ia morën, fitoren e madhe për të gjithë dhe për shtetin tonë. Pendarovski nënvizoi se kontributi i Revolucionit laraman nuk guxon të harrohet ndërsa motoja “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” do të mbese parim i tij si president. Ai shtoi se kandidatja e opozitës vazhdon të mos ofroj asgjë, transmeton Alsat M. 

“Nuk kam për qëllim asnjë sekondë ta harxhoj për atë që opozita ofron në këto zgjedhje, për shkak se nuk ofron asgjë. Vetëm dëshiroj të porosis se nuk guxojmë të luajmë kumar me ardhmërinë e vendit dhe ta vendosim në rrezik gjithçka që arritëm. Më 21 prill dhe në 5 maj, ne të gjithë, patjetër të japim mbështesim, jo Stevo Pendarovskin, por gjithë këtë garniturë politike e cila nga Maqedonia, mundi për një periudhë të shkurtër të bëjë një vend të denjë për jetesë”-tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button