Pacolli: E ardhmja e Kosovës është e lidhur me NATO-në

Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar NATO-në më rastin  e 70 vjetorit.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli, ka shkruar se historia dhe e ardhmja e Kosovës është e lidhur më NATO-n, shkruan Arberesh.info.

Postimi i plotë:

Gëzuar 70 vjetorin e NATO-s!

NATO është një pjesë e pazëvendësueshme e historisë së Kosovës për lirinë nga tirania dhe rrugës drejt pavarësisë. Historia dhe e ardhmja e Kosovës janë të lidhura me NATO-n, ekzistenca jonë është e lidhur me NATO dhe mbrojtja e mënyrës sonë të jetesës është e lidhur me NATO-n. Kosova dhe NATO janë një. NATO mbetet jo vetëm një aleancë e forcës ushtarake, por një bashkësi e vlerave dhe parimeve. NATO është një punë e papërfunduar: Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Kjo është aspirata e popullit tonë dhe e ardhmja e rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button