Han u dërgoi mesazh skeptikëve: Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon pa kontest të hapur me fqinjët

Komisari Evropian për Zgjerim, Johanes Han dje mbajti fjalim para deputetëve evropian në Komisionin për Punë të Jashtme, ku theksoi se Komisioni Evropian me siguri do të rekomandojë negociata për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë më 29 maj, por u tha skeptikëve se ky proces është gradual dhe se negociatat nuk do të fillonin menjëherë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, transmeton Portalb.mk.

Komisari edhe njëherë përsëriti se fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut, ku jo vetëm që shënoi reforma, por është edhe vendi i vetëm në rajon që nuk ka asnjë kontest të hapur me fqinjët, siç tha, është çështje e kredibilitetit për Bashkimin Evropian.

“Në maj do t’i prezantojmë raportet për avancim të vendeve dhe presim që në bazë të asaj që do të konstatojmë, do të japim rekomandim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, se ata duhet të hyjnë në fazën përgatitore, veçanërisht pas zhvillimit pozitiv në Maqedoninë e Veriut, tha Han para deputetëve evropian.

Ai rikujtoi se vitin e kaluar tashmë shumica më e madhe e vendeve anëtare kanë pasur qëndrim pozitiv për negociatat me vendin, duke pasur parasysh se Marrëveshja e Prespës është miratuar dhe po implementohet dhe se “duhet të kalojë në fazën tjetër”.

Faza tjetër, megjithatë, nuk do të thotë hapje të menjëhershme të kapitujve. Domethënë, procesi është fragmentuar që nga bisedimet e pranimit me Kroacinë.

Burimet diplomatike në Bruksel për MIA-n shpjeguan se skenari ideal do të ishte që në qershor Këshilli për Punë të Përgjithshme, vendet anëtare të japin sinjal, gjegjësisht të miratojnë hapje të negociatave qasëse, me të cilën fillon përgatitore e fazës për të cilën flet komisari.

Së pari, vendi duhet ta mbarojë “skriningun” përgatitor i cili ende rrjedh dhe për të cilin janë parashikuar mbledhje deri në funt të vitit. Teorotikisht, pas skriningut të përgatitur, duhet të mbahet skriningu faktik, i njohur si skrining bilateral, në të cilin përfaqësuesit e Komisionit Evropian de të vendeve anëtare, por para se gjithash Shkupi do të duhet të referojnë para partnerëve evropian për përgatitjen e tyre të negociojnë.

Pastaj, pasi BE të japë sinjal politik për fillim të negociatave, në mënyrë ideale në qershor vendet anëtare do të duhet t’i japin mandat Komisionit Evropian të miratojë kornizë negociuese. Ky dokument do t’i përmbajë parime kyçëse në bazë të së cilit zhvillohen negociatat me vendin tonë. Korniza rekomanduese pastaj duhet të miratohet sërish nga vendet anëtare, të cilat kanë të drejtë të dorëzojnë ndryshime të së njëjtës.  Madje pasi të miratohet kjo kornizë, mund të thirret konferenca e parë mes qeverive, e cila e shënon fillimin zyrtar të negociatave.

Me rëndësi është të përmendet se Maqedonia duhet të miratojë kornizën e saj negociuese gjithashtu.

Qëllimi i Komisionit Evropian dhe i vendeve përkrahëse të negociatave me vendin tonë është konferenca të mbahet në fund të vitit 2019, në atë rast në mënyrë ideale mund të pritet se skriningu i parë biletarel do të mbahej në fillim të vitit 2020, ndërsa kapitulli i parë do të mund të hapej gjatë vitit të ardhshëm gjithashtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button