Ministrja Shekerinska e priti ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Akar

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut u prit nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes së vendit, Radmilla Shekerinska, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar para ministrisë u intonuan himnet e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, pas ceremonisë Shekerinska dhe Akar do të zhvillojnë takim kokë me kokë, pas së cilës do të takohen edhe delegacionet.

Pas takimeve është e paraparë një konferencë e përbashkët për media e të dy ministrave.

Akar gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut pritet të takohet edhe me presidentin e vendit Gjorge Ivanov, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button