S’mund t’i kemi ende duart e lira në veri!

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Behar Selimi, thotë se edhe pas përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, institucionet e Kosovës nuk do t’i kenë duart e lira për të vepruar në veri.

Selimi mendon se pas përmbylljes së pavarësisë ka përfunduar vetëm funksionimi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë.

Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, deputeti i PDK-së,i cili pati udhëhequr me Policinë e Kosovës i sheh dy zgjidhje për situatën në veri.

“Në veri ka struktura ilegale dhe struktura kriminale. Derisa me strukturat ilegale, është fjala për pushtet ilegal në fushën e edukimit, në fushën e shëndetësisë, të bizneseve e të ngjashme. Këto konsiderohen si struktura ilegale, prandaj këto struktura mund të trajtohen edhe me mjete politike me mekanizma politik. Ndërsa që strukturat kriminale e kanë vetëm një përgjigje, ato kërkojnë qasje policore, ushtarake dhe juridiko-penale”, ka thënë Selimi.

Ai përshëndet aktivitetet e KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri, ndërsa puna e EULEX-it sipas tij, lë për të dëshiruar. Selimi thekson se me aksionin e 25 korrikut i vitit të kaluar, janë arritur qëllimet madhore politike në vend./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button