Kuvendi çel sot garën për kryetarin e ri të KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pos, që sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor, do të plotësohet nga përzgjedhja mes kandidaturave të lira nga publiku i gjerë qytetar. Sipas ligjit të ri elektoral, i cili hyn sot në fuqi, Kuvendi shpall vendin vakant dhe pret aplikimet e reja të shtetasve që plotësojnë kriteret formale të ligjit dhe që dëshirojnë të jenë anëtarë dhe njëkohësisht kryetar të KQZ-së.

Neni 181 i Kodit Zgjedhor përcakton që parlamenti duhet ta kryejë procedurën e shpalljes së vendit vakant menjëherë pasi bëhet dekretimi i ndryshimeve në ligj. Pas këtij hapi formal do të jetë komisioni i Ligjeve ai që do të ketë detyrimin të administrojë konkurentët që do të paraqiten, për të kryer më pas seanca dëgjimore me secilin prej tyre dhe përzgjedhjen në fund të dy kandidaturave alternative, të cilat duhet të kenë mbështetjen e 2/3 të anëtarëve të këtij komisioni. 
Nëse shumicën e cilësuar nuk e gëzojnë të paktën dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis anëtarëve të komisionit. Më pas, përfaqësuesit e opozitës në komision përjashtojnë dy nga këta kandidatë, ndërsa Kuvendi zgjedh kryetar të KQZ-së kandidatin që merr më shumë se gjysmën e e votave, mes dy kandidatëve të mbetur. 

E gjithë kjo procedurë duhet të përfundojë jo më vonë se data 25 shtator, pra 10 ditë pasi të jenë zgjedhur 6 anëtarët e tjerë të KQZ-së, për zgjedhjen e të cilëve do të ndiqen procedurat e mëparshme. Mirëpo procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të KQZ-së dhe anëtarëve kanë ngjallur debate mes maxhorancës dhe opozitës. Në një konfrencë për shtyp pak ditë më parë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sqaruar se “Kodi Zgjedhor, i miratuar me mirëkuptim nga partitë kryesore, është botuar në fletoren zyrtare në 17 gusht dhe sipas ligjit duke filluar nga 3 shtatori procesi është i hapur dhe transparent, madje është i mirëpitur për një numër sa më të madh konkurentësh, për të patur mundësi sa më të gjera përzgjedhjesh”. 

Por, Partia Socialiste tha se parlamenti po e nënvlerëson këtë procedurë të re. Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, u shpreh se përzgjedhja e kryetarit të KQZ-së tashmë duhet të ishte në mesin e procedurave”. Sipas deputetit Gjiknuri, parlamenti ka humbur dy javë kohë që nga 16 gushti kur presidenti dekretoi Kodin Zgjedhor, kohë siç u shpreh ai, duhet të mblidheshin aplikimet nga konkurrentët. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button