Hahn: Rekomandojmë çeljen e fazës parapërgatitore për negociatat me Shqipërinë
Tablloja e një Europe me probleme u shfaq përsëri në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian, ku pas diskutimeve të gjata për Brexit i erdhi radha të fliste komisionerit për zgjerim, Johannes Hahn, për vendet që duhet t’i bashkohen unionit, transmeton Top Channel.
Prerë dhe hapur, komisioneri Hahn kërkoi nga vendet e parlamenteve europiane t’i mbajnë premtimet për vendet e Ballkanit: “Jam i bindur se partnerët tanë përmbushin kriteret, atëherë ne përballemi me kredibilitetin dhe përgjegjësinë tonë, pra topi mbetet në fushën tonë. E kështu, kur partnerët tanë i plotësojnë kriteret për çeljen e negociatave, atëherë ne duhet të reagojmë pozitivisht”.
Mesazhi i komisionerit Hahn ishte i qartë. Në rast se vendet europiane nuk do t’i hapin dritën jeshile zgjerimit, atëherë të tjera forca janë të gatshme të përmbushin qëllimet e tyre: “Janë edhe të tjera fuqi politike në lojë. Si përshembull Rusia, Kina ka influencen e saj sikurse Turqia dhe vëndet arabe përfshi edhe të tjerë . Ne nuk duhet të dëgjojmë frikërat tona, padi nëse flasim në terma ekonomik, ne duhet ta marrim në konsideratë Ballkanin, pasi 75% e investimeve të huaja atje vijnë nga vëndet antare, të BE”.