Zaev-Tsipras në forumin e biznesit: Rruga drejt kësaj dite nuk ishte e lehtë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Shkup, morën pjesë në forumin e biznesit Maqedoni e Veriut-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij drejtuar biznesmenëve dhe delegacioneve qeveritare nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, Zaev vuri në dukje se rruga për të arritur në këtë ditë nuk ka qenë aspak e thjeshtë dhe e lehtë.

Sipas tij, të gjitha iniciativat për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy vendeve japin një tablo më të qartë të asaj që kanë humbur në vitet e kaluara për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit, e cila vitin e kaluar në qershor u zgjidh me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, nga e cila, siç tha ai, rrjedhin marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimi konstruktiv.

“Ju, të dashur përfaqësues të komunitetit të biznesit, në një pjesë të historisë ishit ndoshta më të dëmtuarit, sepse për ju, prej kohësh ka qenë i qartë potenciali për bashkëpunim ekonomik nëse dy vendet tona janë miqësore”, tha Zaev në forumin e biznesit në Shkup.

Ai shtoi se shifrat flasin për angazhimin e biznesmenëve, gjë që ka qenë vendimtare në përpjekjet e tyre për të hequr pengesat për bashkëpunimin ekonomik.

“Greqia është bërë partneri ynë i dytë tregtar. Vëllimi i tregtisë në vitin 2018 u rrit me 20,7 për qind krahasuar me vitin 2017. Arritëm një tregti të ndërsjellë prej gati një miliard dollarë”, tha Zaev, duke shtuar se deficiti tregtar për Maqedoninë e Veriut në vitin 2018 është rritur me 30,7 për qind në krahasim me vitin 2017.

Duke folur për aktivitetet e investimeve në Maqedoninë e Veriut, Zaev tha se Greqia është ivnestitori i tretë më i madh direkt i huaj në vend me 474 milionë euro në investime nga viti 1997 deri në vitin 2017, që paraqet një total prej 10,1 për qind të investimeve të huaja direkte në vend.

“Nga një stagnim në marrëdhëniet ndërshtetërore, erdhëm në një pikë kur Greqia e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut si partnerin kryesor për transformimin e rajonit në një qendër tranzitore energjetike. Duke pasur parasysh ambiciet tona për të nisur bisedimet e anëtarësimit me BE-në këtë vit, ne tashmë kemi një partner në Greqi për progres drejt krijimit të një tregu të vetëm evropian të energjisë”, tha Zaev, duke u bërë thirrje biznesmenëve grekë të investojnë më shumë në Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, kryeministri grek Aleksis Tsipras theksoi se biznesmenët dhe politikanët nga të dy vendet kontribuojnë në transformimin e Ballkanit “nga një zonë deri më tani të njohur si konfliktuoze, në një lokomotivë të Evropës”.

Sipas Tsipras, të gjitha iniciativat dhe të dhënat tregojnë se ekziston interes për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve, i cili do të ndërtohet në nivelin e sipërmarrësve.

Duke folur mbi rëndësisë e vizitës së tij të sotme në Maqedoninë e Veriut, të cilën e quajti si historike, si dhe mbi komentet në mediat greke në lidhje me këtë vizitë, Tsipras tha:

“Ata e përshkruajnë këtë vizitë historike si invazion i Shkupit. Unë dua t’ju siguroj se ne nuk jemi këtu për invazion, por për të ushqyer një raport të bashkëpunimit të barabartë dhe për të tejkaluar pengesat. Marrëveshjet që kemi arritur sot dhe debatet kreative që i kemi kanë për qëllim shfrytëzimin e mundësive”, theksoi Tsipras.

Zaev dhe Tsipras në kuadër të forumit të sotëm paralajmëruan bashkëpunim në sektorin e energjisë, infrastrukturës, transportit, si dhe rritje të shkëmbimit tregtar. Zaev Zaev tha se duan të realizojnë projektin për interkoneksion të gazit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut i cili do të shtrihej edhe deri në Serbi, Rumani dhe Kosovë dhe do të lidhej me Gazsjellësin Trans-Adriatik,

Në forumin e biznesit morën pjesë rreth 400 biznesmenë nga të dy vendet.

Ndryshe, vizita e sotme e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Maqedoninë e Veriut është vizita e parë e një kryeministri grek këtë vend.

LEXO: Vizita historike e Ciprasit në RMV, kryeministrat ftuan për bashkëpunim ekonomik dhe miqësi

LEXO: Kryeministri Cipras u takua me kryeparlamentarin Xhaferi (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button