Vizita historike e Ciprasit në RMV, kryeministrat ftuan për bashkëpunim ekonomik dhe miqësi

Marrëveshje në fushën e transportit, mbrojtjes, energjetike, digjitalizimit, bujqësi dhe pylltari, por edhe bashkëpunim ndërkufitar, mbështetje reciproke në planin ndërkombëtar dhe miqësi mes dy vendeve dhe popujve. Këto i solli vizita historike e kryeministrit grek Aleksis Cipras, në Maqedoninë e Veriut, i cili bashkë me delegacionin ministror e vizituan kryeministrin Zoran Zaev dhe kabinetin e tij, në pallatin qeveritar, raporton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Kryeministri Zoran Zaev, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

“Kemi formuar Këshillin për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë, me të cilin do të kryesojnë kryetarët e qeverive të të dyja shteteve, në seancat e përbashkëta qeveritare”, tha kryeministri Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp, me homologun Cipras, gjatë së cilës folën për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Unë dhe Ciprasi e kemi nënshkruar planin aksionar për të gjitha çështjet për të cilat janë marrë vesh ministrat tanë. Jemi marrë vesh që në maj të formohet grupi i përbashkët ekspertësh, për përdorim komercial të emrit, terminologjinë dhe brendet. Janë nënshkruar marrëveshje për përparim në mbrojtje dhe avancim të procesit për integrim në Bashkimin Evropian”, shtoi Zaev.

Kryeministri grek, Cipras, deklaroi se me kolegun e tij ka biseduar për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, por që në pikë të parë për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

“E ndërrojmë narrativin e urrejtjes dhe ndarjeve nacionale. Ndërtojmë narrativ të bashkëpunimit, kuptimit dhe zhvillimit të përbashkët. Suksesi i këtyre përpjekjeve nuk është sukses vetëm i Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, por është sukses i tërë Ballkanit dhe Evropës. Biseduam për ndërtimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, por edhe në nivel të rajonit. Greqia do ta përkrahë Maqedoninë e Veriut në përpjekjet që të vazhdojë me reformat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Në rajon Maqedonia e Veriut mund të luajë rol të rëndësishëm, pasi që është shtet i cili e lidh Greqinë dhe Serbinë. Çështja më e rëndësishme që bisedua ishte ekonomia dhe ajo nuk mundet të jetë ndryshe pasi që doemos të përshpejtojmë. Edhe përskaj, vështirësive, ka shumë grekë sipërmarrës të cilët punojnë dhe janë aktivë në Maqedoninë e Veriut. Kemi krijuar komitet koordinues që t’i mbështetë ndërmarrjet ekonomike”, tha Cipras.

Kryeministri Aleksis Cipras, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Kryeministri Aleksis Cipras, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Zaev, njoftoi se Cipras i ka bërë thirrje BE-së, që t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut.

“Këto ditë Aleksis ka dërguar thirrje deri te BE-ja që të fillohen bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Këtë Cipras e ka bërë me qëllim që të arrihet zhvillim mes popullit dhe të ndalohet nacionalizmi”, tha Zaev.

Përmendoret i përkasin kohës antike greke

Në lidhje me përmendoret antike që janë në Shkup, Cipras tha se së shpejti do të mbyllen mëdyshjet për këtë çështje dhe se të njëjtat e kanë vendin në të kaluarën antike greke.

“Besoj se me fillimin e zbatimit të marrëveshjes dhe klimës së besueshmërisë mes dy vendeve do të kemi sukses që t’i sigurojmë të gjithë në rezultatet pozitive nga marrëveshja. U përballëm me lajme të rrejshme, por kur do të krijojmë vende të reja të punës, kur ta rrisim qarkullimin e turistëve dhe ngjashëm, atëherë ngadalë-ngadalë të gjithë do ta kuptojnë dëmin e dekadave të kaluara kur nuk mundeshim t’i zgjedhim kontestet tona. Për shenjat tregtare, do të ketë grup ekspertësh nën mbikëqyrje të MPJ-së, e cila do t’i zgjidh ato probleme. Komiteti do të diskutojë edhe për çështjet arkeologjike nga fusha e kulturës. Përmendoret e Maqedonisë antike dhe ndarje e tyre dhe emërimi do t’i pastrojë në lidhje me atë, gjegjësisht do të tregojë se ato janë e kaluar antike greke. Këto përmendore i përkasin botës, një pjesë janë e trashëgimisë botërore, do të na vijë mirë kur t’i vendosni emrat në përmendore”, tha Cipras.

Do të hapet pikë e re kufitare

Kryeministri Zaev paralajmëroi se me kryeministrin Cipras janë marrë vesh që të hapin pikë të re  kufitare në Kavadar, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, por edhe afrimit mes dy popujve.

“Kemi nënshkruar marrëveshje për pikë të re kufitare në Promahoj dhe Majden në afërsi të Kavadarit. Kjo pikë e re kufitare bashkë me atë në Prespë dhe “Markova Noga” do të kenë rëndësi të madhe për bashkëpunimin tregtar dhe afrimin e dy popujve”, theksoi Zaev.

Kryeministrat Aleksis Cipras - Zoran Zaev, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Kryeministrat Aleksis Cipras – Zoran Zaev, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Qiellin e Maqedonisë së Veriut do ta mbrojnë avionët ushtarak

Në kuadër të Ministrive të Mbrojtjes, janë nënshkruar memorandume për bashkëpunim, sipas të cilëve, Greqia do të kryejë mbikëqyrje të hapësirë ajrore mbi Maqedoninë e Vriut, deklaroi kryeministri grek.

Ai precizoi se ministrinë e Mbrojtjes, sipas memorandumit, janë marrë vesh që Greqia t’i ndihmojë vendit tonë me shkathtësitë mbrojtëse të armatës, ndërkaq më pas në trajnime, industrinë e mbrojtjes, sajber mbrojtjen dhe kundërzbulimin ushtarak.

Kryeministri Zaev në fund u ka dërguar porosi deri te të gjithë qytetarët në vend që të krijojnë miqësi me fqinjët nga Greqia, ashtu sikur ai e ka krijuar miqësinë e tij me Ciprasin në muajt e kaluar.

Pas takimit me kryeministrin Zaev dhe ministrat e dy Qeverive, Cipras do të takohet edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Gjithashtu të dy kryeministrat sot do ta hapin edhe forumin e biznesit, në të cilin do të marrin pjesë 400 biznesmenë.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e ndonjë kryeministri grek në vend, andaj është trajtuar me rëndësi historike. Kjo ngjarje është ndjekur nga ekipe të shumta gazetareske, gjegjësisht, sipas numrave jo-zyrtarë, për ngjarjen e sotme ka pasur të akredituar rreth 100 gazetarë, prej të cilëve rreth 40 kanë qenë nga Greqia. Forcat e mëdha policore kanë bllokuar rrugët përreth objektit Qeveritar në “Ilendenska pa numër”.

Vizita sipas kronologjisë

Zaev - Cipras. Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Zaev – Cipras. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

10:09 – Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ceremoni solemne, kryeministri Zoran Zaev e ka pritur kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në vizitën e parë të tij pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, me të cilin i dha fund kontestit prej dy dekadash të çështjes së emrit, transmeton Portalb.mk.

Zaev - Cipras. Foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Zaev – Cipras. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

“Mirëserdhe shoku im” ishin fjalët e para të cilat Zaevi i tha në momentin kur Ciprasi zbriti nga vetura në oborrin e Qeverisë.

Pas kësaj, Zaev si shenjë afërsie dhe krenarie, realizoi edhe “selfie” me Ciprasin.

Kryeministri Cipras është pritur edhe nga ministrat i Punëve të Brendshem, Oliver Spasovski, i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i Transparencës dhe Llogaridhënies, Robert Popovski, zëvendëskryeministrat i Ekonomisë, Koço Angjushev dhe i Çështjeve Evropiane, Bujar Osmani.

Pas kësaj, është realizuar takimi Zaev – Cipras, pas përfundimit të së cilit u nënshkruajtën një sërë memorandume bashkëpunimi RMV – Greqi.

Zaev - Cipras
Zaev – Cipras

09:50 – Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ka arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të realizuar vizitën e parë të një kryeministri grek, pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, transmeton Portalb.mk.

Cipras është pritur nga ministrja e Mbrojtjes e RMV-së, Radmilla Shekerinska dhe nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button