Top 5 dezinformata për PPS-në në vitin 2018

Nga formimi gjer më sot, Prokurorinë publike speciale e ndjekin një grumbull lajmesh të rrejshme, manipulime, dezinformata. Veçanërisht të tre prokuroret, që mbanin konferenca shtypi në të cilat paralajmëroheshin hetimet dhe aktpaditë, në të cilat punonte Prokuroria, ishin vazhdimisht target i tentimeve për diskreditim personal me shkrime qëllimi i të cilave është rrënimi i autoritetit.

Megjithëse është institucion që sipas anketave gëzon besim më të madh te qytetarët, Prokuroria publike speciale ishte target i sulmeve të vazhdueshme mediatike. Vijon zgjedhja në top-5 veçanërisht dezinformata të ndyra kundër PPS-së, më shpesh përmes sulmeve ndaj prokuroreve të cilat janë më të eksponuar në punën e Prokurorisë.

  1. KRIZA NË PPS: Katica Janeva dhe Fatime Fetai janë grindur – në PPS janë formuar tabore, njëri i udhëhequr nga Katica, tjertri nga Fetai

Televizioni “Allfa”, duke u thirrur në burimet e saj të PPS-së, publikoi se Fatime Fetai, e përforcuar nga popullariteti i saj, ka filluar të sillet si prokuror kryesor, bile edhe e ka kundërshtuar Katica Janevën, e cila, nga ana e saj, ka konsideruar se përveç dramatizimit në publik, Fetai ka pasur rezultat të dobët ndërmjet prokurorëve në lëndët. Media nuk ka kurrfarë informata konkrete për këtë shkrim, dëshmi ose deklaratë nga ndonjë që mund ta vërtetojë publikimin.

  1. Policia ka penguar tentim për atentat ndaj prokurores së PPS-së Fatime Fetai?!

Incidenti i armatosur ndërmjet policisë dhe disa personave nga Kumanova në fshatin Bogovinjë, Tetovë, disa nga mediat e lidhën me prokuroren publike të PPS-së, Fatime Fetai. Pohohej se ky ka qenë skenar për likuidimin e saj në shtëpinë e saj në Bogovinjë. Menjëherë arriti demant nga PPS-ja, në të cilën mohuan se ka pasur tentim për atentat ndaj Fetait.

Prokuroria kategorikisht i demanton shkrimet e disa medieve në të cilat pohohet se incidenti në fshatin Bogovinjë që ndodhi më 7 shkurt të këtij viti, është në lidhje me prokurorinë Fatime Fetai dhe në të cilat spekulohet se qëllimi i incidentit ka qenë tentim për atentat ndaj saj. Informojmë se në atë ditë prokurorja as që ka qenë në Bogovinjë, as që ka ndonjë lidhje kjo ngjarje me Fetain, deklaruan nga PPS-ja.

  1. Është kthyer pasaporta e Mijallkovit me “ndihmën” e PPS-së

Mediat, duke i thirrur në burimet e tyre, publikuan se PPS-ja ia ka kthyer dokumentin e udhëtimit të paditurit Sasho Mijallkov.

Edhe kjo dezinformatë u demantua menjëherë.

PPS-ja deri sot nuk ka sjellë asnjë vendim pozitiv për kërkesat për kthim të dokumenteve të udhëtimit të parashtruara nga persona të cilëve u janë marrë dokumentet e udhëzimit, ndërsa kundër të cilëve PPS-ja ngriti kallëzime penale. Me një përjashtim kur bëhet fjalë për Dragan Pavvloviq-Llatas të cilit PPS-ja ia ktheu dokumentin e udhëzimit për shkak të mjekimit të anëtarit të familjes së tij më të ngushtë jashtë vendit, deklaruan nga PPS-ja. 

  1. Motra e Janevës “speciale” nga stiliste flokësh në drejtoreshë

Mediat publikuan se Liljana Delixhakova, motra e Katica Janevës dhe kandidate për zëvendësdrejtoreshë e Komisionit për Letra me Vlerë, vitin e kaluar nga Agjencia e punësimit ka marrë para nga programi për vetëpunësim për sallon bukurie.

Delixhakova demanton se ka marrë para nga Agjencia e punësimit.

I dënoj ashpërsisht shkrimet në të cilat përmendet se unë kam marrë para për vetëpunësim. Unë kam konkurruar vetëm në konkursin për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për Letra me Vlerë, e jo për hapjen e sallonit të bukurisë. Nuk di për cilin person bëhet fjalë, por unë nuk jam ajo për të cilën flasin mediat, thotë Delixhakova.

  1. Fetai ka nevojë për vëmendje dhe publicitet

Tekst i komentuesit, përplot me sulme dhe diskreditime personale të njërës prej prokuroreve të PPS-së. Tejet jo profesionale dhe me shkelje të të gjitha rregullave të Kodit të gazetarisë, sjell një sërë konkluzionesh për ta sulmuar prokuroren dhe lexuesve t’ua paraqesë në dritë të shtrembër.

“Me rëndësi është për të të flitet dhe shkruhet në mediat, qoftë edhe për të keq”.

“Kjo prokurore ka vese shumë të këqija”.

“Ajo është njeri tipik ekscentrik, që karakterizohet me sjellje të çuditshme dhe të pazakonshme, që devijon nga parametrat e sjelljes normale”.  

Shembull tipik për konkluzionet joprofesionale. Shkrim i cili në asnjë rast nuk mund të quhet profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button