Aksident i rëndë në pikëpagesën Tetovë – Gostivar, ndërroi jetë një 51-vjeçare

Në pikëpagesën në autostradën Tetovë – Gostivar, në një aksident ndërmjet dy veturash, ka ndërruar jetë një grua 51-vjeçare nga Kërçova, ka njoftuar Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) i Tetovës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:45 të mëngjesit të ditës së sotme, transmeton Portalb.mk.

“Në pikëpagesën në afërsi të Tetovës, ndërmjet dy kabinave, ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, “Mercedes” me targa të Ohrit, e udhëhequr nga një 51-vjeçare, banore e Kërçovës dhe veturës “Folksvagen Tuareg” me targa të Dibrës i udhëhequr nga një 37-vjeçar. Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 51-vjeçarja nga Kërçova”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Vozitësi i veturës “Folksvagen Tuareg” dhe tre bashkëudhëtarë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button