Izraeli do të dërgojë 250.000 kolonë hebrenj në Golanin e okupuar

Qeveria izraelite shpreson që në 30 vjetët e ardhshme të vendosë rreth 250.000 kolonë në Lartësirat e Golanit që Izraeli i ka okupuar nga Siria, raportuan të hënën mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto raportime vijnë një javë pasi presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një deklaratë presidenciale me të cilën i njeh Lartësirat e Golanit si “territor izraelit”.

Sipas mediave lokale, plani izraelit përfshin ndërtimin e dy vendbanimeve ekskluzivisht për hebrenjtë në Golan, së bashku me mijëra njësi të tjera banimi dhe një sërë projektesh të planifikuara për transport dhe turizëm në rajon.

Sipas të dhënave izraelite, aktualisht popullsia në Lartësirat e Golanit është rreth 50.000, duke përfshirë edhe 22.000 kolonë hebrenj.

Izraeli prej kohësh ka kërkuar nga SHBA të njohin pretendimet për rrafshnaltën strategjike, të cilën ai ia ka pushtuar Sirisë gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967, por administratat e mëparshme amerikane u janë shmangur këtyre pretendimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button