Pas sulmeve me thikë, Policia britanike merr kompetenca të reja për ndaljen e këtij krimi

Policia në Angli dhe Uells, ka marrë kompetenca të reja ndalimi dhe kërkimi, për ta trajtuar krimin në rritje të sulmeve me thika.

Sekretari i Brendshëm, Sajid Javid, po e bën më të lehtë për zyrtarët që të kërkojnë njerëz pa dyshim të arsyeshëm, në vendet ku mund të ketë dhunë serioze, transmeton KTV.

Vendimi u mor pasi sulmet fatale me thika u rritën në pikën më të lartë vitin e kaluar, qëkur filloi regjistrimi i rasteve të tilla.

Kompetencat e reja të ndalimit dhe kërkimit kanë qenë të diskutueshme për shumë vjet, me dëshmi se ato shpesh keqpërdoren dhe se te minoritetet me prejardhje afrikane, zbatohen në mënyrë joproporcionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button