Vrasja e ushtarit në Siri, Turqia me kundërpërgjigje

Një ushtar turk është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm me mortajë në veriperëndim të Sirisë, gjë që ka shtyrë ushtrinë turke të kundërpërgjigjet me zjarr, tha sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, njofton REL.

Ministria tha se sulmi ndaj pozicionit ku ishte vendosur ushtria turke është kryer nga milicia kurde e YPG-së në rajonin e Afrinit. Vitin e kaluar, rebelët sirianë, të mbështetur nga Turqia, kishin larguar nga kjo zonë luftëtarët e YPG-së

Ankaraja thotë se Njësitet për Mbrojtjen e Popullit (YPG), janë grup terrorist dhe pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët kanë nisur kryengritjen e tyre në tokën turke në vitin 1984.

“Pas incidentit, janë identifikuar caqet e terroristëve, e të cilët janë qëlluar”, tha ministria përmes një deklarate.

Ministria turke po ashtu ka publikuar në Twitter fotografinë e ushtarit të vrarë.

Milicia e YPG-së ka qenë një aleatë kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button