Balotelli, 1 muaj larg fushave

Mario Balotelli do të qendrojë larg fushës së lojës për të paktën 30 ditë. Sulmuesi italian pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje në sy për të korrigjuar miopinë.

Sic njoftojnë mediat italiane, Balotelli do t’i nënshtrohet ndërhyrjes me lazer në Breshia më datë 4 shtator dhe me shumë gjas,a përvec ndeshjeve të kombëtares italiane për kualifikueset e botërorit 2014, do të humbë edhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve me Manchester City, që ndodhet në grupin D, ose ndryshe “grupi i ferrit”.

Lojtari prej muajsh përdorte lente kontakti, por kohët e fundit ato po e shqetësonin ndaj vendosi t’i nënshtrohet ndërhyrjes me lazer. Lajmi u konfirmua edhe nga trajneri i City, Roberto Mancini që shtoi se bëhet fjalë për një ndërhyrje rutinë, asgjë serioze.

Lajme të ngjashme

Back to top button