(FOTO) Ja valixheja para ambasadës amerikane në Tiranë që shkaktoi panik për bombë

Policia e Tiranës u vu në lëvizje mesditën e të shtunës pasi në një valixhe të lënë në anë të rrugës dyshohej se mund të kishte eksploziv. Valixhja ishte lënë në anë të rrugës në rrugën “Dervish Hima”, shumë afër Ambasadës Amerikane.

Uniformat blu janë lajëmruar në sallën operative nga një qytetar i cili ka njoftuar për valixhen e braktisur. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ekspertët e lëndëve plasëse, të cilët pas kqyrjes së objektit konfirmuan se alarmi ishte fals, pasi në valixhe nuk kishte lëndë eksplozive.

Lajme të ngjashme

Back to top button