Mançevski dhe Popovski në Athinë: Gënjeshtrave t’u kundërvihemi me të vërteta (VIDEO)

Ministri për Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski dhe ministri pa resor i obliguar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, kanë mbajtur fjalim sot në konferencën “Lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës”, që është mbajtur në Greqi, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksoi ministri Mançevski, rruga deri te tejkalimi i problemit mes dy shteteve nuk ishte i lehtë, ndërkaq lajmet e rrejshme ishin mjet i fuqishëm për armiqtë e Marrëveshjes së Prespës.

“Lajmet e rrejshme dhe propaganda digjitale, gjithmonë kanë për qëllim që të manipulojnë me frika të fshehta dhe instinktet bazike të qytetarëve. Gjithmonë transmetojnë porosi të nacionalizmit, ndarje, luftë, konflikt, emocione të fuqishme, urrejtje, çështje, etj. I tillë ishte rasti me lajmet e rrejshme në lidhje me Marrëveshjen e Prespës. Forma themelore e manipulimit mediatik ishte “raportim jo i plotë”, tha Mançevski.

Konferenca për lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës
Konferenca për lajme të rrejshme për Marrëveshjen e Prespës

Sipas tij, në periudhën prej 1 prilli të vitit 2018-të deri në 15 mars të vitit 2019 janë publikuar gjithsej 35.261 shkrime në gjuhën maqedonase dhe 13.995 në gjuhën shqipe në lidhje me këtë temë, ndërkaq 10% e tyre janë që kanë pasur për qëllim që të mos informojnë, por të prezantojnë informata të pasakta.

Ministri Popovski foli për përpjekjet e Qeverisë për luftën kundër lajmeve të rrejshme.

“Si Qeveri kemi ftuar në atmosferë konstruktive dhe debat të hapur me qytetarët pa frikësime dhe trysni të ndërtohen qëndrimet e tyre për çdo çështje të hapur. Nga fillimi i procesit, e deri më sot, mbetemi në qëndrimin se duhet të ketë transparencë dhe publicitet dhe ne jemi krenarë që kemi marrë pjesë në krijimin e ambientit të tij”, tha Popovski.

Ministri për Politika Digjitale, Telekomunikime dhe Media, Nikos Papas ka folur për bashkëpunimin aktual mes qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

“Promovojmë më shumë projekte, jo vetëm bilaterale, por edhe rajonale. Askush më nuk ka arsye që ta kundërshtojë bashkëpunimin dhe partneritetin mes këtyre dy shteteve. Të vetmit që insistojmë për të mos pasur bashkëpunim janë ata që kanë investuar shumë në ndarjen, dhe tani do të kisha thënë janë të papunë. Por, rruga drejt bashkëpunimit dhe miqësisë është e hapur. Ndoshta do të udhët që të mendojmë të ndajmë Çmim Nobel për lajme të rrejshme. Ka shumë kandidatë dhe rëndë ta gjejmë fituesin. Qëllimi ynë është që të krijojmë urë për bashkëpunim me informata neutrale dhe të sakta. Atë do ta arrijmë bashkë. Patjetër që ta kthejmë besimin, veçmas pas suksesit të madh që e arritëm. Mjeti ynë i përbashkët është e vërteta”, tha ministri Papas.

Në konferencë ka mbajtur fjalim edhe përfaqësuesi i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri, Metamorfozis,  Filip Stojanovski por edhe i OJQ “MOST”, Rosana Aleksoska, gazetarëve Katerina Sinadinovska dhe Sashka Cvetkovska.

.

“Konferenca është ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak se jep bazë për bashkëpunim jo vetëm mes qeverive dhe institucioneve tjera shtetërore dhe private dhe mediave, por edhe sepse ndoshta për herë të parë në këtë nivel jepet mundësi për sinergji me përvojat e organizatave civile. Është konkluduar se që të  mundësohet parandalim i veprimeve të dëmshme të dezinformatave, të nevojshme për përpjekje të mëtutjeshme nga të gjithë shkaktarët. Qasja e ‘Metamorfozis’ i cili kombinon promocion të gazetarisë etike në kontrollimin e fakteve dhe avancimin e edukimit medial është theksuar si shembull për punë gjithëpërfshirëse. Përveç punës me media, është theksuar edhe roli në arsim, që është faktor bazë në ndërtimin e edukimit medial dhe mendim kritik.  Është treguar se dezinformatat për marrëveshjen e Prespës kanë pasur ‘tokë pjellore’ jo vetëm se i manipulon emocionet e qytetarëve nga të dy anët e kufirit, duke i shfrytëzuar paragjykimet nacionale që janë ndërtuar me dekada. Si premtim nga e ardhmja e përbashkët evropiane, tani është koha të investohet edhe nga ana e shtetit dhe nga ana e të gjithë shkaktarëve tjerë në avancimin dhe gazetarinë e qytetarisë aktive, si mekanizëm me të cilën shoqëritë do të mbrohen nga ndikimet e dëmshme vendore dhe të huaja”, tha Filip Stojanovski nga  Fondacionit për Internet dhe Shoqëri, ‘Metamorfozis’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button