Katy Perry dhe Orlando Bloom presin fëmijën e parë?

Këngëtarja Katy Perry thuhet se po pret fëmijë me partnerin dhe të fejuarin e saj prej shumë vitesh, aktorin Orlando Blum, sipas mediave amerikane.

Pak ditë më parë, këngëtarja dhe aktori janë parë se si largohen nga darka, ndërsa Katie më pas e shfaqi barkun e rrumbullakosur. Edhe pse është e mundur se bëhet fjalë për barkun nga ushqimi ose thjesht për shkak të modelit të fustanit, po flitet se 34-vjeçarja është vërtetë shtatzënë. Gjithashtu, një burim për revistën Life and Style deklaroi se këngëtarja disa herë kishte ngritur dolli me ujë me miqtë, dhe jo me alkool. Përfaqësuesi për media i Katyt nuk deshi të komentonte për jetën private të çiftit të lumtur, por as nuk i mohoi dhe as nuk i konfirmoi thashethemet, kështu që thashethemet rreth shtatzënisë u bënë edhe më të fuqishme, shkruan KOHA Ditore.

Image

T’ju rikujtojmë, këngëtarja amerikane, 34-vjeçarja Katy Perry, në shkurt e konfirmoi zyrtarisht fejesën me bukuroshin e Hollywoodit, 42-vjeçarin Orlando Bloom, në profilin e saj në Instagram. Çifti filloi të shoqërohej intensivisht pas ndarjes së çmimeve Golden Globe në vitin 2016, ndërsa u ndanë pas një viti dhe u ribashkuan vitin e kaluar në prill.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button