Apeli i nxori nga burgu Sasho Mijallkovin dhe Bedredin Ibraimin

Përveç ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, nga paraburgimi duhet të dalë edhe Bedredin Ibraimi, i cili i kaloi 20 ditë në burgun hetues “Shkup” në Shutkë. Këtë vendim e miratoi sot Gjykata e Apelit, njofton Portalb.mk.

“Gjykata e Apelit Shkup njofton se, duke vepruar për lëndën penale KOKZH-13/19, në opinion i njohur si “Titanik 2”, pas mbajtjes së seancës publike, ka miratuar vendim me të cilat ankesat e B.I., S.M. dhe A.S., pjesërisht i ka miratuar”, thuhet në kumtesë.

Siç thuhet në kumtesë, S.M. dhe B.I., u është shqiptuar masë paraburgimi shtëpiak.

Me rastin e ankesës dhe pas detyrës zyrtare për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj A.S., shqiptohet masa e kujdesit – obligim që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Manastirit, derisa të hyjë në fuqi.

Ankesat e të akuzuarve V.S. dhe S.S., janë refuzuar si të pabaza.

MIjallkov përfundoi prapa grilave pas vendimit të shkallës së parë për rastin “Titanik 2” ku u dënua me 3 vjet burg. Me dënim me burg u dënua edhe Menduh Thaçi, i cili mori 3 vjet e dy muaj burg, Bedredin Ibraimi 4 vjet e gjashtë muaj dhe me nga 3 vjet, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Sipas akuzës, Sasho Mijallkov si drejtor i DSK-së dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, e ka shfrytëzuar ndikimin e tij dhe nëpërmjet Menduh Thaçit është marrë vesh që të kurdisin votim për rivotim në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button