Mogherini: BE nuk ka ndryshuar qëndrimin për Golanin

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini, sot tha se “nuk ka ndryshim” në qëndrimin e BE-së rreth statusit të Lartësirave të Golanit, krahas vendimit amerikan për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi “territoret e pushtuara”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pozicioni i BE-së sa i përket statusit të Lartësirave të Golanit nuk ka ndryshuar”, tha Mogherini në një deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pas vendimit kontrovers të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e pushtuara të Golanit.

“Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me rezolutat 242 dhe 497 të Këshillim të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, BE-ja nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e pushtuara të Golanit”, thuhet në deklaratën e saj.

Të hënën, Trump nënshkroi deklaratën presidenciale me të cilën zyrtarisht e njeh Golanin si territor izraelit.

Sipas OKB-së, statusi ligjor i Golanit do të mbetet i pandryshuar, krahas vendimit të Trumpit, dhe akoma do të konsiderohet “territor i okupuar” sipas të drejtës ndërkombëtare.

Izraeli okupoi Lartësirat e Golanit nga Siria gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe vazhdon të mbajë të okupuara rreth dy të tretat e rajonit si rezultat i konfliktit.

Në vitin 1981, Izraeli zyrtarisht aneksoi këtë territor, veprim i cili u kundërshtua njëzëri në atë kohë nga KS-OKB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button