Është kapur një hajdut në Shkup, pasi i ka vjedhur 150.000 denarë nga një kishë
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka hapur procedurë kundër një 36-vjeçarit, i dyshuar se ka kryer vepër penale “Vjedhje të rëndë”, në natën mes 22 dhe 23 mars të këtij viti, me dhunë e ka hapur derën hyrëse të kishës “Shën Petar dhe Pavle” në Gjorçe Petrov dhe ka hyrë brenda, njofton Portalb.mk.
“Pastaj me një mjet e ka hapur arkën e drurit, dhe prej aty i ka marrë 120.000 denarë. Pas kësaj është drejtuar drejt shitores në afërsi të kishës, në të cilën edhe aty me dhunë e ka hapur sirtarin dhe ka marrë edhe 30.000 denarë. Menjëherë pas vjedhjes, personi e ka lëshuar vendin e ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.
Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për kryerës i cili deri më tani është dënuar për vepra të ngjashme penale, prokurori publik ka vlerësuar se ekziston që i dyshuari të arratiset, andaj deri te Gjykata ka dorëzuar kërkesë për shqiptimin e masës së paraburgimit.