Irina Shayk nuk e lë Ronaldon të mërzitet

Kristiano Ronaldo u duk i pa interesuar për çmimin e Futbollitit Europian të Vitit, në ceremoninë e zhvilluar të enjten, pas hedhjes së shortit të grupeve të Champions League.

Arsyeja ishte e qartë, Irina Shayk, e cila shkëlqeu përkrah madrilenit, ndërsa çmimi i lakmuar i shkoi katalanasit Andres Iniesta.

Portugezi u pa gjatë ceremonisë duke qeshur dhe bashkëbiseduar me zë të ulët me supermodelen ruse gjatë të gjithë kohës, i pa shqetësuar për çfarë po ndodhte përreth tij.

Me Irina Shayk që konsiderohet gjerësisht si një prej femrave më të bukura në planet, është e vështirë që të fajësosh 26-vjeçarin për shpërqendrimin e tij./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button