Beteja Apple vs Samsung, Gjyqi në favor të Samsungit

Firma Apple ka humbur raundin e fundit të betejës ligjore me rivalin e saj koreanojugor Samsung. Një gjykatë japoneze vendosi sot se firma Samsung nuk kishte vjedhur teknologjinë e përdorur nga Apple për telefonat e saj inteligjent dhe për kompjuterat tabletë Galaxy.

Kompania Samsung e mirëpriti vendimin e Gjykatës së Tokios, i cili hedh poshtë pretendimet e kompanisë Apple, duke thënë se ky vendim konfirmon atë që ajo ka theksuar prej kohe se prodhimet e saj nuk kanë shkelur patentat e kompanisë Apple.  Kompania Apple nuk bëri komente menjeherë pas vendimit të gjykatës.

Vendimi vjen vetëm një javë, pasi një gjykatë amerikane vendosi se Samsungu kishte kopjuar pjesë të rëndësishme teknologjike të përdorura në Iphone dhe si rezultat Samsung duhet t’i paguajë kompanisë Apple mbi 1 miliardë dollarë dëmshpërblime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button