Rama nxori selfien e veçantë, kush janë 4 vajzat që u bënë sot pjesë e Kryeministrisë? (FOTO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar para pak minutash një foto me disa studentët ekselentë që janë punësuar në administratën e Kryeministrisë.
Rama i ka uruar punë të mbarë 4 punonjësve më të rinj të kryeministrisë, transmeton Sot.com.
‘Pune te mbare, Krisi, Renada, Dorentina dhe Sabina, nga ekselenca studentore në administratën e Kryeministrisë’, shkruan Rama bashkëngjitur fotos.
Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar portalin e Transparencës Universitare u-transparenca.al.
Gjatë fjalës së tij, Rama vuri theksin tek rëndësia e këtij portali siç tha ai si një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë.