Tetovë, është lënduar një 11-vjeçar pasi është goditur nga një veturë
Dje rreth mesditës në rrugën rajonale Ratae –Zhelinë në fshatin Shemshovë të Tetovës, vetura “Fiat Punto” me targa të Tetovës, e vizatur nga S.M. (48) nga Shkupi, e ka goditur një fëmijë 11-vjeçar nga Shemshova, i cili ka qenë duke vozitur biçikletë, transmeton Portalb.mk.
Fëmija i lënduar është dërguar në spitalin e Tetovës.
Policia njofton se është kryer ekspertizë në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.