Pavllopullos: Greqia e përkrah europerspektivën e Maqedonisë së Veriut, por është e nevojshme të plotësohen kushtet

Greqia e përkrah perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por është i nevojshëm respektim i plotë i të drejtës ndërkombëtare dhe implementim i drejt i Marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet perspektiva e saj evropiane, tha presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos në urimin me rastin e festës nacionale të Greqisë, 25 mars, duke e përsëritur porosinë e njëjtë që e ka dërguar edhe në urimin nga grekët deri te diaspora, para tri ditësh, transmeton Portalb.mk.

Pavllopullos, edhe këtë herë, në urimin me shkrim deri te qytetarët, i ka përmendur edhe çështjet nacionale greke, marrëdhëniet e vendit me Turqinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut.

“Sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përkrahim perspektivën e saj evropiane.  Por, parakusht për këtë perspektivë, nga ana e saj është respektimi i plotë dhe i sinqertë në ligjvënien evropiane në përgjithësi, ndërsa para se gjithash i Marrëveshjes së Prespës, që duhet të interpretohet dhe të implemtentohet, sipas përmbajtjes së saj, në mënyrë që mos të le asnjë gjurmë të irredentizmit. Sipas kësaj, çdo taktikë e kundërt, nënkuptohet, se do të bllokohet avancimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, shkruan Pavllopullos në urimin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button