Ivanov në Bruksel, do të jep raport për krizën politike

Kryetari Gjorgje Ivanov në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë për në Bruksel për një vizitë  treditore, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe NATO-s.

Nga 3 deri në 5 shtator Ivanov do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Herman Van Rompuj, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me Sekretarin gjeneral të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen dhe me Stefan Fyle, eurokomesari për zgjerimin e BE-së.

Në takimin me Fyle pritet të hapet tema rreth krizës në koalicionin qeveritar në Maqedoni dhe pritet që Fyle ta shprehë mendimin e tij dhe pritjet për një zgjidhje paqësore të këtij problemi.
I vetmi përfaqësues të cilin kryetari Ivanov nuk do ta takojë është njeriu i parë i Komisionit evropian, Jose Manuel Barosso, për shkak të agjendës së tij të stërmbushur. 

Në të gjitha takimet Ivanov do të shoqërohet nga ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Poposki. Temat kryesore të bisedimeve do të jenë proceset eurointegruese të Maqedonisë, mundësia për ç’bllokimin e tyre, procesi aktual i reformave në kuadër të Dialogut aderues në nivel të lartë (DANL) dhe pritjet e Republikës së Maqedonisë në lidhje me raportin e Komisionit Evropian në tetor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button