Poposki: Nuk pranojmë raport të Brukselit pa maqedonasen në të

Maqedonia nuk do ta pranojë raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për këtë vit në rast se në të nuk qëndron mbiemri “maqedonas”, konfirmoi sot ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki pas paralajmërimeve të presidentit Gjorge Ivanov.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, si në mënyrë decide u përgjgj “jo”.

“Kthimi i mbiemrit “maqedonas” do të jetë punë logjike dhe do ta ruante kredibilitetin nga aspekti i atyre vlerave të cilat i promovon Bashkimi Evropian. A do të ndodh ajo apo nuk varet vetëm nga ata që e përgatisin raportin. Qëndrimin tonë e thamë dhe mendoj se parimisht në rast se ajo do të ndodh do të ishte diçka që do të shkonte në drejtim të duhur. A do të fokusohet Greqia në largimin e bllokadave dhe në veprimin në këtë drejtim që është në interes të të gjitha vendeve nga rajoni ynë apo do ta shpenzojë atë energji në fshirjen e mbiemrave dhe shtesave është jashtëzakonisht çështje e vendimit të tyre. Dëshirojmë të shohim se energjinë do ta fokusojnë në të parën, ndërsa jo në të dytën”, tha Poposki në brifingun e sotëm me gazetarët. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button