Fushata zgjedhore, Antikorrupsioni do të hetojë veturat zyrtare dhe hyrje-daljet në vendet e punës

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) do ta ndjekë fushatën e zgjedhjeve presidenciale, dhe sa shteti dhe partitë do të kenë ndikim në të. Përveç kësaj, ajo do të hetojë edhe mënyrën e shfrytëzimit të veturave zyrtare dhe do të verifikojë evidencën e hyrje-daljeve të nëpunësve shtetërorë nga vendi punës, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska. foto: Borçe Popovski

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska në intervistën e Radio Evropës së Lirë në gjuhën maqedonase, që do të publikohet të dielën, ka deklaruar se hetimi ka për qëllim të parandalojë keqpërdorimin e mjeteve buxhetore.

“Sipas ligjit jemi të obliguar që ta ndjekim fushatën zgjedhore dhe ta ndjekim financimin e partive politike. Tashmë kemi ndërmarrë një aktivitet, kemi dërguar kërkesë te të gjitha institucionet, që të na dorëzojnë listë të veturave të tyre zyrtare, me firmë dhe targa, dhe kemi përgatitur një bazë të të dhënave me të gjitha veturat zyrtare të cilët do ta fusim në ueb faqen tonë, dhe të cilat do të mund të shfrytëzohen edhe nga organizatat joqeveritare. Qëllimi është që të parandalojmë shfrytëzim të paligjshëm të shfrytëzimit të kapacitetit buxhetor, në rast vetura zyrtare, duke pasur të dhëna nga fushatat paraprake, kur në shumë raste ato janë keqpërdorur”, tha Ivanovska.

Përskaj kësaj, Antikorrupsioni do të hetojë edhe aktivitetin e të punësuarve në institucionet shtetërore, duke verifikuar edhe listën e evidencës së hyrje-daljeve në vendin e punës.

Antikorrupsioni në ueb faqen e saj do të hapë edhe kategori të veçante, e cila do të shërbejë për qytetarët, që të denoncojnë parregullsitë apo rastet korruptive që do t’i hasin.

LEXO: U tërhoq shorti: Ja cili do të jetë numri rendor i kandidatëve në fletën e votimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button