VIDEO: Gaga pa fotoshop!

Këngëtarja Lady Gaga është fotografuar për faqen kryesore të magazinës ”Vogue” që do të botohet në shtator, me rastin e 120 vjetorit të ekzistimit të revistës.

Ylli i muzikës ka pozuar me fustan ngjyrë roze, dhe me flokë të shushpurisura, ndërsa fotografia shihet qartë se është përpunuar në fotoshop.

Fotografia e përpunuar e tregon këngëtaren me fustan ngjyrë roze, me shumë ndryshime, por në momentin kur shohim dhe analizojmë foton origjinale dhe atë të kopertinës së revistës, si dhe videon, shihet qartë se redaktorët e fotografive kanë pasur goxha punë në fotoshop./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button