Këshilla të vlefshme, për të qëndruar në formë edhe pas pushimeve

Pushimet përfunduan dhe ju ndjeheni mirë dhe nuk doni të ndryshoni fizikun tuaj?

Me rikthimin e së përditshmes nuk dëshironi të riktheni edhe kilogramët e humbur në trupin tuaj pasi rezultati i të qenurit në formë të mirë fizike ju pëlqen dhe dëshironi të mbani të njëjtin ritëm?

Qetësohuni, nuk është e nevojshme t’i riktheheni dietës strikte, mjafton të respektoni rregullat e mëposhtëm për pesë ditë në javë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Keni ende dëshirë për të ngrënë akullore?

Shumë mirë, përgatisni një drekë me vitamina të përbërë nga fruta dhe krem, e në këtë mënyrë kujtoni në mënyrë perfekte shijen e akullores.

Nuk keni mundësi të kryeni aktivitete të ndryshme fizike?

Atëherë mjafton të hipni e të zbrisni disa herë shkallët e apartamentit ose mjafton të ecni gjysmë ore në ditë për të kompensuar aktivitetin fizik.

Është e këshillueshme gjithashtu të pini rreth një litër e gjysmë ujë në ditë.

Përdorni në ushqimet tuaja vetëm dy lugë vaj.

Nëse keni uri atëherë konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.

Kujdes përdorimit të kripës, sepse ndihmon për shtimin në peshë. Nëse ju pëlqen ushqimi i veçantë atëherë është e këshillueshme të përdorni erëza të ndryshme. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button