LCH: Reali dhe City në grupin e vdekjes

Kampioni i Spanjës, Real Madrid do të takohet me kampionin e Anglisë, Manchester City, në fazën grupore të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr në Monaco.

Përballja e gjigantëve do të jetë në kuadër të Grupit D, ku pos tjerash bën pjesë edhe Ajaxi, një ekip me traditë të madhe në Ligën e Kampionëve dhe që është kampion i Holandës. Në këtë grup të vdekjes gjendet edhe kampioni i Gjermanisë, Dortmundi.

Një duel tjetër i jashtëzakonshëm do të jetë ai në Grupin E, ku kampioni aktual i Europës, Chelsea, do të ketë përballë kampionin e Italisë, Juventusin.

Barcelona pritet të ketë punë me skuadra të nivelit të dytë, ashtu sikurse shtatë herë-kampioni i Europës, Milani.

Lajme të ngjashme

Back to top button