Video: 109 degë të marihuanës zbulohen në Shkup

Në atarin e fshatit Badar, dje janë zbuluar 109 degë të kanabis sativës, të kultivuara në sipërfaqe prej 400-500 metra katror, të cilat janë rritur diku rreth 20 deri në 450 centimetra.

MPB i zbuloi në breg të lumit Pçinjë, në tre lokacione të distancuara 15 metra njëra me tjetrën, ku i arrestoi personat A.N (31) dhe L.D (43), të dy nga Shkupi.

Basitsje ka pasur edhe në shtëpitë e tyre dhe në disa lokacione tjera ku janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë degë të marihuanës, një qese me marihuanë etj.
MPB është duke ndërmarrë masa dhe aktivitete shtesë për të vërtetuar përzierjen eventuale edhe të personave tjerë në rastin. /portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button