Doganierët e Greqisë do të lëshojnë mallra vetëm me kodin “MK: Maqedonia e Veriut”

Shërbimi i pavarur për të ardhura publike të Greqisë përmes letrës cirkulare i njofton shërbimet doganore për procedurat për këmbim, ndryshimet dhe praktikat me Maqedoninë e Veriut, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.

Dokumenti është me datën 13 mars, përmban pjesë të përgjithshme dhe pjesë me udhëzime speciale për tranzit, import, eksport, udhëtarë dhe mjete transportuese në të cilat detajisht sqarohen udhëzimet dhe drejtimet deri tek shërbimet doganore, ndërsa është ngjashëm me letrën cirkulare nga MPJ-ja greke me udhëzime deri te shërbimet publike, të dërguar muajin e kaluar, njofton korrespondetja e MIA-s nga Athina.

Në fillim të letrës cirkulare është sqaruar se nga 12 shkurti, emri kushtetues i vendit është “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa emri i shkurtër “Maqedonia e Veriut” dhe vlen për të gjitha përdorimet.

“Të gjitha dokumentet që do t’i japë vendi fqinj (pasaporta, letërnjoftime, patentë shoferi, vërtetime etj), çdo lloj të postës zyrtare dhe materialit shoqërues që vijnë nga autoritetet e vendit fqinj që janë me datë të dhënies pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes do të duhet të jetë me emrin e ri dhe termet që kanë të bëjnë me vendin”, shkruan në letrën cirkulare dhe është sqaruar se për dokumentet ekzistuese është paraparë periudhë kalimtare “teknike” dhe “politike”, në pajtim me nenin 1 (3) nga Marrëveshja e Prespës.

Periudha kalimtare “teknike” ka të bëjë me dokumentet për përdorim ndërkombëtar, për të cilat është paraparë afat prej të paktën pesë vite, ndërsa ajo “politike” për dokumentet për përdorim të brendshëm, ndryshimi i të cilit është i lidhur me hapjen e kapitullit në procesin e negociatave me BE-në.

Në letrën cirkulare është sqaruar se më nuk vlejnë emrat “Republika e Maqedonisë” dhe “Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë”, ndërsa në rast në postën zyrtare të autoriteteve nga dy vendet të mos ketë përmbajtje deri tek përdorimi i duhur i emrit dhe termeve, posta zyrtare nuk do të pranohet dhe do të kthehet mbrapa deri tek dërguesi.

Gjatë importit, sipas letrës, duhet të qëndrojë kodi “MK, Maqedonia e Veriut” në pjesë që ka të bëjë me vendin e dërguesit ose vendin e prejardhjes, ndërsa, lidhur me emrat tregtare dhe markat tregtare është sqaruar se shërbimet doganore nuk obligohen të kontrollojnë, sepse në bazë të Marrëveshjes së Prespës, është paraparë formimi i grupit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button