Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Përfunduan ndeshjet play-off të Ligës së Kampioneve dhe me Lilën, që ishte skuadra e fundit e kualifikuar, plotësohet panorama e 32 skuadrave që janë në pritje të kundërshtarëve të tyre në fazën në grupe. 

Kureshtja për të gjithë tifozët do të shuhet sot në orën 18:00 kur në Monako hidhet shorti që do të përcaktojë “se kush do të ndeshet me kë”. 

32 skuadrat janë të ndara në katër vazo. Mes tyre 12 skuadra e kanë fituar këtë trofe dhe vetëm 3 janë debutuese. Në total këto skuadra janë përfaqësuese të 17 shtetesh, ndërkohë që Spanja dhe Anglia janë dy shtetet me nga 4 skuadra përfaqësuese në këtë fazë. Në vazon e parë janë pretendentët kryesorë të trofeut: 

Vazo 1: Arsenal, Barcelona, Bayern Munchen, Chelsea, Manchester United, Milan, Real Madrid dhe Porto.
Vazo 2: Valencia, Benfica, Shakhtar Donetsk, Zenit, Schalke, Manchester City, Dynamo Kyiev, Braga.
Vazo 3: Olympiacos, Ajax, Anderlecht, Juventus, Spartak Moskva, PSG, Lille, Galatasaray.
Vazo 4: Celtic, Dortmund, Bate Borisov, Dinamo Zagreb, CFR Cluj, Malaga, Montpellier, Nordsjaelland. 

Nga hedhja e shortit do të dalin tetë grupet me nga katër skuadra. Dy të parat e grupit kualifikohen për në 1/16, ndërsa skuadra e tretë i bashkohet Ligës së Europës. Vendi i fundit eleminohet nga kompeticionet europiane./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button