Deputeti belg fyen shqiptarët: Do mbledhim para për të paguar një vrasës shqiptar

“Do mbledhim para për të paguar një shqiptar që ta vrasi këtë bishë”. Kjo ka qenë deklarata e një deputeti të parlamentit belg.

Jurgen Verstrepen, ka lëshuar këtë deklaratëë diskriminuese për shqiptarët pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, i cili kishte dhunuar tetë fëmijë dhe vrarë dy prej tyre. Ish-bashkëshortja e tij u lirua pas 6 vitesh burg pasi u shpall bashkëfajtore për krimet e Marc Dutroux. Ajo do të kalojë edhe 14 vite në një manastir ku do të vëzhgohet 24 orë, gjë e cila do të kushtojë më shumë se 95 mijë paund në muaj.

Verstrepen iu bashku disa demonstruesve të cilit ishin mbledhur në shenjë kundërshtimi ndaj lirimit të ish-bashkëshortes së pedofilit, duke reaguar nga profili i tij në “Tuiter”. Por më vonë 46-vjeçari nuk është përpjekur të ndreqë gabimin por i ka hedhur benzinë zjarrit. “Po do e bëmë një gjë të tillë, por jo me shqiptarët, ata e kanë pazarin e shenjtë, do paguajmë një të droguar që do e bënte për një çikëz drogë”, ka thënë Verstrepen.

Por duke iu përgjigjur një profili me emërtimit “AlbanianGirl11” Verstrepen ka kërkuar ndjesë duke u shprehur se “Ok, pa problem. Më vjen keq se ndoshta ju stigmatizova por nuk ishte ky qëllimi”. “AlbanianGirl11” i ishte kundërpërgjigjur atij: “Nëse doni mund ta bëni vetë këtë gjë. Herës tjetër mendohu mirë para se të flasësh për shqiptarët”. Pas postimit diskriminues ndaj shqiptarëve, prokurorët kanë kërkuar ta marrin në pyetje dhe Verstrepen është paraqitur vullnetarisht për këtë gjë.

Jurgen Verstrepen është ish-prezantues televiziv dhe radiofonik. Ai është anëtar i këshillit bashkiak të Antuerp dhe anëtar i parlamentit Flemish që prej vitit 2007. Parlamenti Flemish që quhet formalisht Këshilli Flemish, është organ legjislativ në pjesën e Belgjikës që quhet Flanders.

/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button