Një motoçiklist ka humbur jetën në një aksident trafiku në autostradën Gradsko – Veles
Një person e ka humbur jetën në një aksident të rëndë i cili sot pasdite ka ndodhur në autostradën Gradsko – Veles, shkruan TV21 në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.
Personi i cili e ka drejtuar motoçikletën e ka goditur një automjet, gjatë së cilës motoçiklisti e ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas aksidentit, autostrada është mbyllur për komunikacion dhe i njëjti zhvillohet nga rruga e vjetër Gradsko – Veles.