E rëndë, gjenden 19 trupa të pajetë të futur në çanta të zeza
Një tmerr i vërtetë raportohet të ketë ndodhur në Meksikë, ku të paktën 19 trupa të pajetë të futur brenda qeseve plastike, janë gjetur në shtetin e Jaliscos.
Autoritetet meksikane i kanë gjetur trupat e 19 personave të zhdukur më parë në një kanal të ujërave të zeza, transmeton Shekulli.
Mësohet se çantat me trupat e pajetë u zbuluan ditën e enjten në një kanal në Ixtlahuacán de los Membrillos, një qytet në lindje të Guadalajara.
Raportohet se trupat i përkasin 18 burrave dhe 1 gruaje dhe se deri më tani ditët identiteti i vetëm 10 prej trupave të gjetur.
Policia meksikane tha se viktimat e identifikuar janë të përfshirë në dosje të veprave penale.
Duke qenë se lufta mes bandave ka arritur në një nivel tepër të lartë në shtetin meksikan dhe dyshimet e para janë pikërisht rivaliteti mes bandave.
Gjithashtu nuk përjashtuan mundësinë se në zonë ndodhen edhe trupa të tjerë.