Masakra, të krishterët iu bashkuan muslimanëve për t’u lutur në xhaminë e Sidneit

Megjithëse autoritetet australiane u bënë thirrje qytetarëve të besimit musliman që mos shkojnë në xhami për lutje, e kjo fill pas sulmit në qytetin e Zelandës së Re – Christchurch, xhamia Lakemba në Sidnei u mbush plot.

Mediat australiane njoftuan se kishte në të paktën 1,000 besimtarë në xhaminë kryesore, duke vënë në dukje se me ata u bashkuan dhe të krishterët.

Ata erdhën nga kishat anglikane dhe katolike, duke u shkrirë me muslimanët në lutjet e këtyre të fundit, nën një atmosferë të rënduar nga masakra, transmeton Tesheshi.

“Një skenë vërtet mbresëlënëse në xhaminë Lakemba”, shkroi kleriku Alex Hart në llogarinë e tij.

Ai tha se dhe shumë politikanë erdhën në lutje, duke përfshirë disa anëtarë të parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button