Lulzim Basha për deputetët e rinj: U blenë si të ishin bagëti

Durrësi është ndalesa e kryeopozitarit Lulzim Basha një ditë para zhvillimit të protestës së 16 marsit.

Në takim me studentë dhe pedagogë të universitetit të qytetit bregdetar, Basha foli edhe për deputetët e rinj të cilët kundërshtuan vendimin politik për djegien e mandateve, transmeton TCH.

“Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapraiu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap bë flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg”.

“Dako u pasuruar në kurriz të qytetarëve. A ka turp më të madh të trajtohen deputetët si bagëti. Shitblerja e deputetëve të rinj në Parlament u duk sikur ata të ishin bagëti”, ka deklaruar Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button