Jacobson: Rikonfirmoj mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm Kosovën për tu zhvilluar ekonomikisht dhe në ndërtimin demokratik të shtetit, tha të hënën ambasadorja e SHBA-ve në Kosovës Ann Jacobson, duke rikonfirmuar politikën amerikane pro Kosovës.

“Pata mundësi që të rikonfrimoj mbështetjen e fortë të SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe zhvillimin e mëtejmë si shtet demokratik shumetnik dhe për të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, tha ambasadorja e ShBA-ve Ann Jacobson pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha se Kosova po bën të gjithë hapat e nevojshëm për të përmbyllur mbikëqyrjen e Pavarësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button