Mëngjes i freskët, diell dhe freski gjatë ditës

Gjatë ditës së sotme në Maqedoni do të ketë mot të freskët gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës diell dhe erë. Do të fryjë erë e fuqishme nga  drejtimi verior, i cili vende-vende do të arrijë shpejtësi prej 35 km/h. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 9 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës prej 25 deri në 33 gradë. Indeksi i rrezeve UV do të jetë 7.

Në Shkup do të ketë mot kryesisht me diell dhe me erë. Do të fryjë erë e fuqishme veri-perëndimore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16  gradë, ndërsa gjatë ditës deri në 30 gradë C./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button