Taseva: Ta shënojmë 8 Marsin me luftë kundër korrupsionit, jo me dhurata dhe ahengje

Në një video të realizuar me fjalime të shkurtra nga gratë e vendeve të ndryshme, Sllagjana Taseva nga “Transparency International” Maqedoni theksoi se festa e 8 Marsit nuk duhet të festohet me dhurata dhe ahengje, por me luftë kundër korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

“Gratë janë viktimë dhe luftëtare të mëdha kundër korrupsionit. Ta shënojmë 8 Marsin, ditën e gruas, që erdhi nga lufta për të drejtat e grave, me një JO të fortë për korrupsionin që ndodhet rreth nesh. Jo për vetëm për korrupsionin! Gratë në Maqedoni janë treguar si udhëheqëse e luftërave kundër korrupsionit, jo për ahengje, jo për punësime nëpër spitale, universitete dhe në shkolla, jo për kushte të këqija për punë dhe shantazhe. PO për Republikën e Maqedonisë së Veriut me të ardhme të bukur pa korrupsion”, tha Taseva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button