Britani, Universiteti Essex është evakuuar për shkak të një pakete të dyshimtë

Policia britanike ka mbyllur dhe ka evakuuar pjesë të Universitetit Essex pasi u zbulua një paketë e dyshimtë, incident i dytë i këtillë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi më herët policia skoceze evakuoi Universitin Glasgow kur një paketë e ngjashme u zbulua në një dhomë postare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Si një masë paraprake kemi vendosur një kordon 100 metërsh në vend dhe ne kemi evakuuar një pjesë të universitetit dhe ndërtesat aty pranë”, tha policia e qarkut Essex.

Policia po ashtu tha se janë në pritje të një skuadre bombash nga Ministria e Mbojtjes, që ndodhet në Colchester në Anglinë juglidore.

Sot më herët, Universiteti Glasgow po ashtu u evakua pasi u zbulua një paketë e dyshtimtë.

“Sipas këshillave nga Policia e Skocisë, disa ndërtesa në kampusin kryesor të universitetit janë evakuuar si masë parandaluese, pasi një paketë e dyshimtë u zbulua në dhomën e postës së universitetit”, tha universiteti në twiter.

Universiteti më vonë tha se ndërtesat e evakuuara do të mbeten të mbyllura gjatë ditës dhe se orët mësimore në këto ndërtesa u anuluan.

Policia skoceze bëri të ditur se ata po ashtu ekzaminuan një paketë tjetër të dyshimtë të zbuluar në selinë qendrore të Bankës Mbretërore të Skocisë në kryeqytetin Edinburg, e cila më vonë u përjashtua si e dyshimtë.

Dje, tre mjete të vogla të improvizuara shpërthyese (IEDs) u zbuluan nga policia britanike në qendra të frekuentuara të trafikut në Londër.

Policia tha se paketat me madhësi A4, që u zbuluan në stacionin Waterloo dhe aeroportet Heathrow dhe City, nuk lënduan askënd, por kishin potencial të shpërthejnë.

Policia nisi një hetim ndaj mjeteve IEDs, duke theksuar se po punon me shërbimet irlandeze të sigurisë, pasi dy nga paketat mbanin pulla postara irlandeze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button