Humbje e parë e Realit nga Getafe
Getafe i ka dhuruar humbjen e parë Real Madridit në sezonin e ri 2012/13.
Ndeshja e zhvilluar në Alfonso Perez filloi mirë për skuadrën e Mourinhos që në minutën e 27 kaloi në avantazh me golin e Higuain.
Por pjesa e dytë dha film krejtësisht tjetër ku vendasit rikthyen rrezultatin me golat e Valera dhe Barrada.
Getafe pas golit të dytë kishte rast fenomenal për 3-1,por Casillas shpëton portën e tij.
Edhe Ronaldo ishte në formën e tij,por portieri i të kaltërve u tregua i vëmendshëm.Pavarsisht përpjekjeve nga Los Blancos,Getafe fitoi 2-1./lajmesport.com